Flash News

DITARI POLITIK

Eurodeputeti italian kundër paktit Rama-Meloni: Kampet në Shqipëri, si Guantanamo

Eurodeputeti italian kundër paktit Rama-Meloni: Kampet në

Një tjetër eurodeputet italian ka shprehur qëndrimin e tij të ashpër kundër marrëveshjes Rama-Meloni për kampet e emigrantëve në Shqipëri. Gjatë një seance plenare në Strasburg, Ignazio Marino i krahasoi këto kampe me ato të përqendrimit dhe veçanërisht me burgun e Guantanamos në Kubë. Ai kritikoi ashpër krijimin e një strukture që vepron jashtë kufijve evropianë, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të të drejtave të njeriut.


Sipas Marino-s, trajtimi i emigrantëve të dëshpëruar në këto kampe tregon mungesë të ndershmërisë intelektuale dhe një qasje të padenjë, duke krahasuar atë që ndodh me kafshët në Evropë, që, sipas tij, marrin trajtim më të mirë se njerëzit e internuar në këto kampe. “Kampi për azilkërkuesit në Shqipëri është si Guantanamo, por me njerëz të dëshpëruar,” theksoi ai, duke akuzuar qeverinë italiane për shkelje të të drejtave humane.


Në fund të fjalës së tij, ai vuri në dukje nevojën për trajtim më të drejtë dhe human të emigrantëve, duke theksuar rëndësinë e trajtimit me dinjitet për të gjithë njerëzit pavarësisht nga statusi i tyre.

Të fundit