Flash News

DITARI POLITIK

Evropiani “zhvendos” seancën plenare, mblidhet sot Kuvendi

Evropiani “zhvendos” seancën plenare, mblidhet sot Kuvendi

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, edhe pse ishte parashikuar të mbahej nesër. Shkak është bërë nisja e kampionatit evropian në Gjermani, pasi shumica e deputetëve do të udhëtojnë të enjten për të ndjekur edhe kombëtaren shqiptare.

Seanca e sotme do të nisë në orën 10:00. Së pari, do të diskutohet raporti i veprimtarisë së Komisionerit të Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil dhe më pas janë dy projektligje.

Sipas rendit të ditës do të diskutohet pr/ligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndryshimin e nenit 50(a) të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, si dhe në protokollin për ndryshimin e nenit 56 të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar”. Sakaq, në fund do të diskutohet pr/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.

 

Të fundit