Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Çfarë ndodh më 25 korrik? Kryemadhi: Vendoset zhvillimi politik që do të marrë LSI
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka treguar se çfarë do të ndodhë me LSI-në pas largimit të Ilir Metës nga Presidenca.
Nga takimi me kryetarët e rretheve, Kryemadhi tha se 25 korriku përkon edhe me Konventën Kombëtar që LSI do të mbajë në Pallatin e Kongreseve, ku pritet që numri i delegatëve të arrijë deri në 800.
Kryemadhi e cilësoi 25 korrikun si një ditë me rëndësi sa i përket zhvillimit politik që LSI do të marrë.
“Duhet të jemi shumë të përgatitur, sa i përket prezencës sonë në fushatë, për shkak të rezultatit në zgjedhjet e 2019, që erdhi si pasojë e bojkotit tonë. 25 korriku është Konventa Kombëtare që ne do e zhvillojmë në Pallatin e Kongreseve. Numri i delegatëve nuk kalon mbi 800. Ne do të vendosim një lloj koordimi për pjesëmarrjen e delegatëve, edhe të atyre që janë jashtë shtetit, nëse kanë apo mundësi për të ardhur.
Ne e dimë shumë mirë se data 25 ka shumë rëndësi të veçantë për ne, për sa i përket ngjarjes dhe zhvillimit politik që do të marrë LSI në të ardhmen. Prandaj, duhet që ta marrim seriozisht. Mendoj se do të kemi një plan masash dhe një prezantimi, që do duhet ta shpalosim në Konventë. Para 25 prillit është protesta e datës 7 korrik, që është shumë e rëndësishme. Nuk është e rëndësishme për ta pasur si organizim politik, por për të sensibilizuar njerëzit, që të dalin dhe të protestojnë. Të mos protestojnë për partitë politike, por për veten e tyre. Është shumë e rëndësishme t’i njoftojmë njerëzit, t’i shpërqendrojmë nga ajo indiferencë që kanë. 7 korriku është për të treguar se në protestë nuk janë vetëm partitë politike, por edhe qytetarët”, tha Kryemadhi.