Flash News

DITARI POLITIK

Felaj i mbyll mikrofonin opozitës për 'shkelje flagrante', asnjë masë për fyerjet e Ballës

Felaj i mbyll mikrofonin opozitës për 'shkelje flagrante',

Kuvendi është shoqëruar sot me debate mes deputetëve të opozitës dhe ministrave dhe nënkryeparlamentares Ermonela Felaj. Debati nisi pasi kjo e fundit nuk lejoi deputeten demokrate Grida Duma të vijonte fjalën me argumentin se ishte duke thyer rregullat e Parlamentit.

Felaj e nisi seancën duke i hequr të drejtën e fjalës disa deputetëve të opozitës duke filluar nga Edmond Spaho, Eralda Bano, Saimir Korreshi, Luan Baçi, Petrit Vasili, Grida Duma, Gazment Bardhi, teksa fliste për shkelje të rregullores nga ana e tyre.

Demokratët kërkuan disa herë fjalën për procedurë, por Felaj iu hoqi të drejtën për të folur me argumentin se binin në kundërshtim me rregulloren e Kushtetutës dhe përdornin një gjuhë jo parlamentare. Ndërsa ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj, iu drejtua disa herë kryedemokratit Sali Berisha duke i përmendur vrasje e plumba.

Teksa Duma ishte duke komentuar deklaratën e ministres Spiropali, Felaj ka kërkuar nga teknika t’i hiqet fjala demokrates. Kjo solli reagimin e deputetëve të tjerë të opozitës që kundërshtuan gjestin e Felajt.

“Po patjetër 10 herë, 100 herë sa herë ta mendojnë të arsyeshme për të kërkuar fjalën sepse këtë thotë Kushteuta e Shqipërisë”, tha Felaj. Në këtë moment deputetët e opozitë skano filluar t’i bie tryezave me dorë duke shkaktuar zhurmë.

Edhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla iu drejtua opozitës duke e fyer me gjuhë të papërshtatshme në Parlament.

“Turp nuk ka më, burrëri s’ka më. Më lini ta mbaroj fjalën. Ta mbaroj 2 sekonda. Më ler ta mbaroj. Nuk ndodh asnjëherë që unë të vij të ulem në reshtin tuaj as dhe ky njeriu që kërkon sherr dhe luftë sa i herë i jepet mundësia. Ne nuk bëmë asnjë reagim sepse burrë i vjetër nuk qëndron dot në këmbë, e me menduam se kishte nga mosha, nuk qëndron dot në këmbë. Sa i përkët asaj që tha këtu që ky pisllëku kërkon që të vijë këtu në parlament se ky i përfaqëson më mirë socialistët, ku PS-së i ha atë …. Ky PS-së, ky njeriu nuk i afrohet dot kurrë. Në këto 30 vite PS ka kontrinuar për të mirën e këtij vendi”, u shpreh Balla.

Pjesë nga debati:

Felaj: Ju lutem kolegë, mos flisni nga vendi sepse kjo është shkelja më flagrante dhe që lexohet qartë çfarë mase ka për ta evituar.  Sa për gjuhën parlamentare dhe jo parlamentare sigurisht që ka rregulla, por meqë ka një debat për gjuhën e përdorur le t’i dëgjojmë të gjithë kolegët.

Duma: Nëse menduar se do të ma ulnit zërin se s’po ma jepnit disa herë fjalën, e bëtë lajm që s’ma dhatë disa herë. Zonja Felaj e shtypa butonin dhe pasi e lexuat emrin tim e hoqa butonin, ndoshta me një fismëri të tepruar që mos t’iu bezdis më tepër me butonin, po nuk duhet të jesh shumë i edukuar në këtë vend. Na folët dhe na u drejtuar për inkoherencë, ne jemi në koherencë të madhe. Po koherenca juaj me kalin e Skëndeberut është epike në fakt. Kështu që për koherenca ne jemi me historinë, ju vazhdoni me partinë.

Felaj: Zonjë fjala juaj ka të bëjë me gjuhën jo parlamentare apo ka të bëjë me përmbajtjen e fjalës

Duma: Ashtu siç ishin të gjitha të tjerat

Felaj: Fjalë në Kuvend që të komentoni se çfarë tha kolegu nuk keni të drejtë të merrni. Teknika t’i hiqni fjalën.

(Dumës i fiket mikrofoni)

Të fundit