Flash News

DITARI POLITIK

Financimi rus/ Majko: Të jepet llogari! Alibeaj merr në mbrojtje Bashën: Pandit i qënka shëruar goja

Financimi rus/ Majko: Të jepet llogari! Alibeaj merr në mbrojtje

Raporti se ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë 500 mijë mijë euro nga Rusia ka shkaktuar debate në Kuvend. Teksa diskutohej për fondet e BE-së, deputeti socialist, Pandeli Majko ironzioi, duke kërkuar të flitej edhe për fondet anti-europiane. Ai tha se Lulzim Basha duhet të japë llogari për këto të dhëna të publikuara nga SHBA.

“Besoj që sot në kufijtë 24 orëve, drejtuesit e PD, me ose pa zyra e dinë shumë mirë që PD ka marrë rreth 500 mijë nga fondet ruseve, mirë do ishte që kur flasin për fondet europiane, të flasim dhe për fondet anti-europiane”, tha Majko.

Këtij të fundit iu përgjigj deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili mori në mbrojtje Bashën. Alibeaj tha se kjo akuzë do të përgënjeshtrohet.

“Më në fund Pandit i qenka shëruar goja se për çështje delikate. I vetmi që nuk duhet të fliste nuk duhet të ishe ti, se e di një gjë që është një makinacion që mungon sot, po si i vjetër në politikë, së paku prit dhe ca orë se do të përgënjeshtrohet, dhe shko prap të dentisti”, tha Alibeaj.

Kujtojmë që PD kërkoi hapjen e çështjes së lobimit rus, ndërsa bëri me dije se do të nisë një auditim. Demokratët u shprehën se nuk ishin në dijeni të financimeve ruse për Bashën.

 

Të fundit