Flash News

DITARI POLITIK

Gara për Tiranën mes Këlliçit e Veliajt, si paraqitet situata deri më tani

Gara për Tiranën mes Këlliçit e Veliajt, si paraqitet

Numërimi në Tiranë vazhdon ku garë është e fortë mes kandidatit të koalicionit "Bashkë Fiotjmë", Belind Këlliçi dhe kryebashkiakut të kryeqytetit Erion Veliaj. Ky i fundit kërkon një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, por si paraqitet situata deri më tani.

Deri më tani Veliaj udhëheq me 52.97% të votave, konkretisht 54 205 vota në total. Nga ana tjetër rivali i tij kryesor nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi ka marrë deri më tani 35.92% të votave, 36 749 vota në total.

Pas tij në garë renditet Arlind Qorri me 5108 vota, Roland Bejko me 4562 vota, Marko Dajti me 880 vota dhe Lajla Përnaska me 818 vota.

Deri më tani në bashkinë Tiranë janë numëruar 341 kuti votimi nga 941 në total.

Gara për Tiranën mes Këlliçit e Veliajt, si paraqitet

Të fundit