Flash News

DITARI POLITIK

Genc Pollo ngre tre pyetje kyçe për Ballukun dhe Ramën: Pa përgjigje, s’ka normalitet në Kuvend

Genc Pollo ngre tre pyetje kyçe për Ballukun dhe Ramën: Pa

Ish-ministri Genc Pollo ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike dhe tensionet në Kuvend, duke ngritur tre pyetje thelbësore që, sipas tij, mbeten pa përgjigje nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.

Sipas Pollos, mungesa e përgjegjshmërisë politike dhe institucionale është arsyeja kryesore pse vendi ndodhet në krizë normaliteti, si në sallën e Kuvendit ashtu edhe në shesh.

Pyetja e parë që ngre Pollo lidhet drejtpërdrejt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku:

Pse Balluku nuk ka dhënë dorëheqjen apo nuk është shkarkuar, ndërkohë që ndodhet nën hetim nga SPAK për çështje që lidhen me tendera publikë?

Së dyti, Pollo kërkon sqarime nga vetë kryeministri Edi Rama për rolin e tij në këto procedura, duke theksuar se mesazhet SMS të përfshira në dosjen Balluku e implikojnë Ramën në shkelje të barazisë në tenderat publikë.

Pyetja e tretë lidhet me rrethin e afërt të Ramës:

Pse kryeministri nuk jep shpjegime për këshilltarin e tij, Ergys Agasi, i cili është shpallur person në kërkim nga SPAK dhe GJKKO?

Në përfundim të reagimit të tij, Genc Pollo thekson se*pa u normalizuar shteti dhe pa u dhënë përgjigje këtyre çështjeve, nuk mund të pretendohet normalitet as në Kuvend dhe as në jetën publike.

Postimi i plote

1-Pse nuk dorëhiqet/shkarkohet Balluku?

2-Pse nuk jep Rama shpjegime për rolin e tij në tendera mbasi sms-të dosjes Balluku e implikojnë në “shkelje të barazisë në tenderat publikë”.

3-Pse nuk jep sqarime Rama për këshilltarin e tij Agasi i shpallur person në kërkim nga Spak/GjyKKO?

Pa normalizuar shtetin me sa më lart nuk lipset të ketë normalitet në sallë e në shesh!

Të fundit