Flash News

DITARI POLITIK

GJK rrëzoi kërkesën e tij, Berisha: Çështja do shkojë në Strasburg

GJK rrëzoi kërkesën e tij, Berisha: Çështja do

Gjatë fjalimit të tij në tubimin qytetar, Kryetari i PD, Sali Berisha  nënvizoi se çështja do të dërgohet në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ku, do të ketë një gjykim të drejtë dhe objektiv, ndryshe nga mënyra si trajtohen këto çështje në Shqipëri. Berisha beson se ky vendim do të rrëzohet atje, pasi në Strasburg nuk trajtohen çështjet si në Shqipëri, ku sipas tij, gjykatësit sillen si “zuzarë” dhe shpallin vendime të padrejta.

Berisha: Sigurisht miqtë e mi, çështja është në Strasburg, por është e turpshme të dërgohet një vendim i tillë.
Por në narkoshtet, siç e cilësoi rezoluta e 109 partive politike, nuk ka ligj, nuk ka Kushtetutë.
Narkoshteti ka vetëm vullnetin e narkodiktatorit dhe ky është vendimi i turpshëm që informoi sot, vendim në të cilin gjykata tregoi nivelin e saj mjeran.
Shkeli Kushtetutën.
Shkeli ligjin e vet.
Shkeli ligj e vet si skllevër të diktatorit të narkoshtetit.
Pra, është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Me vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese damkosi në mënyrë të përsëritur veten e vet.
Njerëz pa karakter, pa moral ligjor, mercenarë.
Por të gjitha këto do shkojnë në Strasburg, në gjyqin e Europës, në gjykatën që mbron konventën evropiane të të drejtave të njeriut.
Dhe ata nuk shkruajnë siç bëjnë këta këtu, që sillen si zuzarë ndaj Kushtetutës, ndaj ligjeve.
Nuk shpallin antikushtetues mosmarrjen e lejes në parlament, por thonë se nuk ishte proporcion.
Sigurisht këta janë gjykatës me probleme shumë madhore, por është radha jonë.
Është radha jonë.
Është radha jonë.
Ne do fitojmë!

Të fundit