Flash News

DITARI POLITIK

Gjykata rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për fyerje dhe shpifje

Gjykata rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për fyerje

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka rrëzuar padinë e Edi Ramës ndaj Sali Berishës për fyerje dhe shpifje.

Bëhet fjalë për deklaratat e Berishës në emisionin e Eni Vasilit në vitin 2018 në Top Channel, ka ai akuzoi kryeministrin Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë. Mes të tjerash, Berisha deklaronte se Rama po u shiste detin Grekëve.

Edi Rama kërkonte 1.000.000 lekë të rinj shpërblim dëmi moral.

Po ashtu, gjykata vendosi, rrëzimin e kundër-padisë së Sali Berishës kundër Edi Ramës, për thëniet fyese ndaj tij në bashkëbisedim me ndjekesit e vet në rrjete sociale dhe ERTV.

Të fundit