Flash News

DITARI POLITIK

Grupi i Alibeajt bashkon votat me PS, Kuvendi miraton me 94 vota pro hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit

Grupi i Alibeajt bashkon votat me PS, Kuvendi miraton me 94 vota pro hapjen e

Pas një seance maratonë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi projektligjin për hapjen e dosjeve me 94 vota pro dhe një abstenim. Seanca përfundoi afër mesnatës.

Grupi i Enkelejd Alibeajt bashkoi votat me socialistët për të miratuar ndryshimet ligjore që do të mundësojnë hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Shfuqizimet e komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, i jep të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie.

Kjo nismë erdhi pasi Autoriteti i Dosjeve i dërgoi informacion Kuvendit se një politikan i nivelit të lartë ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit duke ndihmuar një qytetar që kishte tentuar arratisjen nga vendi.

Sipas pretendimeve të ngritura, bëhet fjalë për një politikan me iniciale I.M. Menjëherë  mazhoranca akuzoi ish-presidentin Ilir Meta. Pork y i fundit i ka mohuar akuzat dhe ka paditur Autoritetin për shpifje dhe falsifikim dokumentesh.

 

Të fundit