Flash News

DITARI POLITIK

I doli në mbrojtje Ramës, gazetarët italianë kundër Melonit: Mos sulmo mediat

I doli në mbrojtje Ramës, gazetarët italianë kundër

Sindikata e gazetarëve të RAI-it, USIGRAI ka reaguar pas deklaratave të kryeministres Georgia Meloni e cila  e konsideroi sulm, ndaj homologut të saj shqiptar Edi Rama, dokumentarin e Rai 3 për qendrat e emigrantëve që do të ndërtohen në Lezhë.

Për Giorgia Melonin, hedhja dritë mbi mënyrat se si u zyrtarizua marrëveshja me kryeministrin Edi Rama për qendrat e emigrantëve që do të ndërtohen në Shqipëri është si një “linçim” i popullit shqiptar.

Një investigim gazetaresk, i cili synon të sqarojë se si po shpenzohen paratë e taksapaguesve, nuk na duket se shkakton ndonjë ofendim ndaj popullit shqiptar, ndaj të cilit ne shprehim solidaritetin tonë se është kërkuar në mënyrë të papërshtatshme nga Kryeministrja, për arsye elektorale. Ne prisnim që do të dilte një fjalë nga qeveria në mbrojtje të gazetarisë së shërbimit publik “Made in Italy”, por është e qartë se kemi gabuar” – thuhet në deklaratë.

Fjalë në mbështetje të emisionit “Report” kanë ardhur edhe nga Presidenti i Federatës Kombëtare të Shtypit Italian (Fnsi), Vittorio Di Trapani që ka shprehur mbështetje për investigimin dhe lirinë e shtypit, citon lapsi.al. “Qeveria e sovranitetit ushqimor “Made in Italy” dhe e sovranizmit, befas bëhet ksenofile kur vjen puna për t’iu bashkuar linçimit të gazetarisë investigative dhe lirisë së shtypit. Unë jam me lirinë e raportimit” – shkroi ai në një deklaratë për mediat.

Të fundit