Flash News

DITARI POLITIK

Ilir Meta uron Bajram Begajn: Urime Presidentit të zgjedhur nga Kuvendi

Ilir Meta uron Bajram Begajn: Urime Presidentit të zgjedhur nga Kuvendi

Bajram Begaj është Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Begaj u votua nga Kuvendi me 78 vota pro, 4 vota kundër dhe një abstenim.

Për zgjedhjen e Begajt në krye të Presidencës, ka reaguar edhe Ilir Meta, i cili në një postim në Twitter i ka përcjellë urimet e tij Presidentit të ri të vendit.

“Urime Presidentit të zgjedhur sot nga Kuvendi i Shqipërisë, z.Bajram Begaj!”, shkruan Meta në Twitter.

Meta i hapi rrugë votimit të Begajt në Kuvend, duke firmosur dekretin për lirimin e tij nga detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 

Të fundit