Flash News

DITARI POLITIK

“Informacionet merren nga ekspertë, jo studentë”, ‘Butrinti’ përplas Shalsin dhe Agalliun në komision

“Informacionet merren nga ekspertë, jo studentë”,

Komisioni i Ekonomisë është duke mbajtur mbledhjen ku po diskutohet projektligji për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit.

Kryetari i komisionit, Eduart Shalsi, ka debatuar me deputetin demokrat Arbi Agalliu, kur ky i fundit ngriti polemika lidhur me dokumentacionin e planit të Butrintit dhe një prezantim të bërë nga disa studentë për menaxhimin e Parkut Kombëtar.

“Kolegët janë të hapur për të marrë informacion në mënyrë alternative sepse na lejon një vendimmarrje të sakte. Ndjehem keq kur diskutohet prezantimi i studentëve sikur zgjidhi çdo gjë. Duke nisur nga koleget Koti e Zhupa që kanë vite punë pa shkëputje. Ngritja në piedestal e një prezantimi e marr si ofendim. Informacionet e arkeologjisë do ti marrim nga ekspertët arkeologë”, tha Agalli.

Nga ana tjetër Shalsi e ka quajtur hipokrizi deklaratën e Agalliut, duke thënë se prezantimi në fjalë është vlerësuar dhe kjo nuk përbën aspak kompleks.

“Në emër të studentëve flasin shumë njerëz. Më duket hipokrizi e paparë. Nuk ngrita në piedestal një prezantim dhe nuk e kuptoj pse kompleksoheni. Vlerësova një prezantim të përgatitur për dy javë dhe konspektonte planet e menaxhimit dhe çdo lloj dokumenti të kësaj periudhe. Unë nuk kam aspak kompleks të mësoj nga studentët apo nga cilido tjetër.

Dëgjova herës tjetër që gjërat që po bëhen janë kinezerira dhe kujtojnë revolucionin kinez. Studentët janë vetëm një pjesë e njerëzve që kemi dëgjuar gjatë kësaj periudhe”, tha ai.

 

Të fundit