Flash News

DITARI POLITIK

Drejtësia raporton në Kuvend, deputetët mbyllin nënshkrimet për dy komisione hetimore dhe shkarkimin e Presidentit

Drejtësia raporton në Kuvend, deputetët mbyllin nënshkrimet

Kjo javë në Kuvend do të jetë e fokusuar te institucionet e drejtësisë, të cilat do të raportojnë në Komisionet Parlamentare.

Ditën e nesërme KLGJ, KLP dhe ILD do të paraqesin raportet e tyre kurse të martën, SPAK, Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Drejtësisë do të japin informacione për aktivitetin e tyre.

Deputetët e grupit parlamentar, paralelisht, janë thirrur nesër, e hënë, më 13 Tetor 2025, nga ora 10:00 deri në 13:00, në sallën e Kuvendit për të përfunduar nënshkrimin e tre kërkesave të miratuara në mbledhjen e fundit të grupit:

Komisioni Hetimor për zgjedhjet;

Komisioni Hetimor për McGonigal;

Propozimi për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Po ashtu dhe deputetët jashtë Komisionit të Ligjeve dhe Komisionit të Mbikëqyrjes që dëshirojnë mund të marrin pjesë në mbledhjet e institucioneve të drejtësisë.

Të fundit