Flash News

DITARI POLITIK

Interpelancë për turizmin/ Zhupa: Asnjë plazh i çertifikuar për sigurinë. Ministrja: Kuvendi si shtëpi njoftimesh funerale

Interpelancë për turizmin/ Zhupa: Asnjë plazh i

Deputetja demokrate Ina Zhupa ka thirrur në interpelancë ministren Mirela Kumbaro për problematikat e sezonit turistik. Zhupa solli në vëmendje tragjedinë e Himarës, ku një 10 vjeçare humbi jetën pasi u godit nga skafi që drejtohej nga një punonjës policie.

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja tha se ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa shtoi se në Shqipëri, nuk ka asnjë plazh të çertifikuar për siguri.

“Kumbaro duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga ngjarja në Himarë. Shqipëria nuk ka asnjë plazh të certifikuar ‘blue flag’, nuk ka asnjë plazh të sigurt dhe asnjë plazh që plotëson kriteret dhe përgjegjësi direkte për këtë ka ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Kroacia ka 93 plazhe, 23 marina, mos vazhdoj me Spanjën 590 plazhe të çertifikuara. Kriteret janë kritere që lidhen me punën e ministrisë së Turizmit. Është certifikatë që jepet nga Fondacioni për Edukim Mjedisor”, u shpreh ndër të tjera Zhupa.

Në kundërpërgjigjen e saj, Kumbaro u shpreh se foltorja e Kuvendit nuk duhet të përdoret “si shtëpi njoftimesh funerale”. Ajo nuk foli për përgjegjësi dhe as nuk u ndal te tragjedia që tronditi vendin këtë verë, por nisi të rendiste “arritjet” në fushën e turizmit.

“Në fakt kjo foltore nuk është dhe nuk duhet të jetë as shtëpi njoftimesh funerale, e aq më pak mikrofon mallkimesh të të gjitha llojeve. Saranda është rasti tipik por i jo vetmi në këtë vjeshtë kur sezonit turistik nuk mbyllet në Gusht. Origjina e turistëve për muajin shtator është e larmishme.

Operatorët turistikë vendorë e cilësojnë se është më i miri përsa i takon numrit të turistëve. Edhe muaji tetor konfirmohet më i mirë se sa tetori i një viti më parë. Vetëm në këtë muaj kanë hyrë në Portin e Sarandës, vetëm në Shtator, 32.136 vizitorë. Prenotimet në hotelet e Sarandës dhe të Ksamilit janë shumë domethënëse”, deklaroi ministrja. 

 

Të fundit