Flash News

DITARI POLITIK

Kallëzimi i Halit Valterit, Meta: Shpresoj të shpërblehet, gazeta do të paditet

Kallëzimi i Halit Valterit, Meta: Shpresoj të shpërblehet, gazeta

Ish-kandidati për deputet i PS, Halit Valteri, njoftoi pak ditë më parë sedo të kallëzonte penalisht presidentin Ilir Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi,pas skandalit të publikuar nga gazeta austriake “Kronen Zeitung”, e cila hidhte akuza për një lobim nga Meta.

I ftuar në studion e “Open” në News 24, Meta iu përgjigj kallëzimit të paralajmëruar nga Valteri, duke thënë që shpresoj të shpërblehet për të. Nga ana tjetër, se gazeta në fjalë do të paditet nga ana e tij për artikullin e botuar dhe akuzat për lobim.

“Duket që në pamje që është me integritet. Po ka qenë kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit? Normale. Shpresojmë që t’i shpërblehet kjo, t’i konvertohet. Gazeta do të paditet dhe ju do të jeni të ftuar kur të ketë seancat e gjyqit që ta ndiqni. Padia është e padiskutueshme, por përkthehet në gjermanisht, gjithçka do bëhet sipas ligjit austriak. Është e fituar. Është një histori e shpikur te Mother Jones. Ju e dini që SHBA-të po të bësh foto të nisin proceset. Janë përralla”, tha Meta.

Të fundit