Flash News

DITARI POLITIK

Kandidatët e Vaut të Dejës shtrëngojnë duart me njëri-tjetrin, Hila i uron sukses Shkrelit

Kandidatët e Vaut të Dejës shtrëngojnë duart me

Pavarësisht humbjes së njërit, dy kandidatët për kryebashkiakë në Vaun e Dejës kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin.

Zef Hila i koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 5136 vota, duke mos arritur të thyejë kandidatin socialist Kristian Shkreli i cili fitoi me 7402 vota Bashkinë e Vaut të Dejës.

Pas shpalljes së rezultatit, Shkreli dhe Hila kanë bërë një gjest për t’u vlerësuar, pasi të dy i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit, teksa Hila i ka uruar sukses Shkrelit.

“Numërimi shkoi shumë shumë normal, dhe normal që njëri do të fitojë. Të shkoftë mbarë”, tha Hila teksa i dha dorën Shkrelit.

Të fundit