Flash News

DITARI POLITIK

“Kashtë e koqe” në Kuvend/ Peleshi hesht për mazhorancën por ndëshkon opozitën: Po cënoni imazhin

“Kashtë e koqe” në Kuvend/ Peleshi hesht për

Seanca e sotme plenare u shoqërua me tension dhe akuza të ndërsjella. Socialisti  Taulant Balla iu drejtua deputetes opozitare Jorida Tabakut duke e quajtur “gënjeshtare”, ndërsa kryeministri Edi Rama e etiketoi opozitën si “kashtë e koqe”, duke përdorur gjuhë fyese në sallën e Kuvendit.

Në krye të seancës ishte kryeparlamentari Niko Peleshi, i cili nuk ndërhyri dhe nuk mori asnjë masë ndaj mazhorancës për gjuhën e përdorur.

Peleshi nuk bëri asnjë tërheqje vëmendjeje, pavarësisht termave të ashpra të përdorura nga ministrat dhe kryeministri.

Por sapo Gazment Bardhi në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit ka ftuar kolegët socialist që ti japin një duartrokitje të pandehurës nga SPAK, referuar Belinda Ballukut, për abuzim me 50 mln euro në tenderin e Llogarasë, kryeparlamentari Niko Peleshi, i ka tërhequr vëmendjen.

E njëjta gjë ndodhi edhe pak minuta më vonë, kur deputetët e opozitës u kthyen me shpinë në shenjë proteste kur fjalwn e mori kryeministri Rama.

Kreu i Kuvendit Niko Peleshi u ka kujtuar aty Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Etikës.

“Koreografi! Po cënoni imazhin e Kuvendit”, ka deklaruar ai.

 

Të fundit