Flash News

DITARI POLITIK

Kërkoi interpelancë urgjente me Ramën, Bardhi përplaset me Nikollën: Mjaftohet me statuset në Twitter

Kërkoi interpelancë urgjente me Ramën, Bardhi përplaset me

Deputeti demokrat Gazment Bardhi dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla janë përplasur në Konferencën e Kryetarëve, për mospërfshirjen e kërkesës së opozitës për interpelancë me kryeministrit Edi Rama, lidhur me investigimin e Rai-t.

Nikolla tha se kërkesa e paraqitur nga opozita nuk ka lidhje me procedurën që duhet për t’u thirrur një interpelancë.

Bardhi tha se në bazë të Kushtetutës, Rama duhet të paraqitet në interpelancë.

Debati:

Bardhi: Nuk e kuptoj pse në draft-kalendar nuk është përfshire kërkesa e grupit te PD, për interpelance urgjente. Shpresoj te jete gabim teknik pasi ndryshe do te ishte një shkelje e rende kushtetuese. Sa here ka kërkesa te tilla kuvendi, shmanget dhe mjaftohet duke lexuar statuset e Kryeministrit me Tëitter. Kërkoj te shtohet ne Kalendar.

Nikolla: Shqetësimi qe keni paraqitur ju ne interpelance, pra objekti nuk ka lidhje me procedurën qe do duhet te thirret njeë interpelance. Prandaj dhe nuk përfshihet.

Bardhi: Unë e kuptoj se ju recitoni diçka qe ju kanë shkruar. Ne baze te kushtetutës unë kërkoj që kryeministri te vij dhe te jap sqarime për një ndërhyrje skandaloze qe ka bere si kryeministër ndaj një media ndërkombëtare.

 

Të fundit