Flash News

DITARI POLITIK

Këshillat bashkiak në Tropojë, “Bashkë Fitojmë” merr po aq mandate sa PS

Këshillat bashkiak në Tropojë, “Bashkë

Ka përfunduar numërimi për këshillat bashkiak në Tropojë. Kjo ishte dhe një prej bastioneve të demokratëve që u rrëzua në 14 maj, ku kryebashkiaku ë detyrë Rexh Byberi fitoi përballë ish deputetit dhe ish kryebashkiakut të Tropojës, Besnik Dushaj, duke marrë një tjetër mandat katër vjeçar.

Në ndryshim nga bashkitë e tjera, ku fitoi me shumicë dërrmuese, në Tropojë, Partia Socialiste nuk ka arritur të marrë më shumë këshilltarë se rivalët e “Bashkë Fitojmë”.

Pas numërimit të 38 kutive të votimit, rezulton se PS dhe BF kanë të dyja nga katër mandate, megjithëse socialistët morën rreth 200 vota më shumë.

Në këtë këshill bashkiak do të ketë plotë 14 forcave politike që kanë marrë këshilltarë.

KËSHILLI BASHKIAK TROPOJË

Bashkë Fitojmë 4 këshilltarë

Dritan Fadil Gjongecaj; Shefkie Ram Haxhiaj; Besjan Gëzim Gjonaj; Vjollca Man Oruçi

PS 4 këshilltarë

Afrim Gani Brahaj; Sonila Shkelzen Nezaj ; Arber Mehdi Çakraj; Shotë Myftar Bashaj

ADS 2 këshilltarë

Ardon Haxhi Breçani

Rozana Sali Ahmetaj

PAA 1 këshilltar

Imer Hoxha

PR 1 këshilltar

Arbjos Agron Kovaçica

PLL 1 këshilltar

Vjollca Berbati

PDS 1 këshilltar

Arben Jah Zenelaj

Të fundit