Flash News

DITARI POLITIK

Këshilli i Ministrave miraton dy projektligje për njohjen e vendimeve gjyqësore ndërkombëtare dhe digjitalizimin e arsimit

Këshilli i Ministrave miraton dy projektligje për njohjen e vendimeve

Këshilli i Ministrave zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku u miratuan dy projektligje të rëndësishme.

Qeveria ka miratuar projektligjin për "Ratifikimin e konventës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të huaja në çështjet civile dhe tregtare."

Ky projektligj synon të lehtësojë zbatimin e vendimeve gjyqësore ndërkombëtare në Shqipëri.

Gjithashtu, u miratua edhe projektligji për "Ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës," i cili do të mundësojë financimin e projektit “Laboratorët Inteligjentë (Smart Labs)” për digjitalizimin e sistemit arsimor shqiptar.

Vendimet e miratuara do të hyjnë në fuqi 15 ditë pas publikimit në “Fletoren Zyrtare.”

Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 13 Nëntor 2024:

V E N D I M


PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR NJOHJEN DHE EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE GJYQËSORE TË HUAJA NË ÇËSHTJET CIVILE OSE TREGTARE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E KONVENTËS PËR NJOHJEN DHE EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE GJYQËSORE TË HUAJA NË ÇËSHTJET CIVILE OSE TREGTARE

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe të nenit 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e Konventës për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore të Huaja në Çështjet Civile ose Tregtare, bërë në Hagë, më 2 korrik 2019, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LABORATORËT INTELIGJENTË (SMART LABS) – DIGJITALIZIMI I SISTEMIT ARSIMOR SHQIPTAR””

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

###

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES KUADËR TË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS PËR ZHVILLIM TË KËSHILLIT TË EVROPËS, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “LABORATORËT INTELIGJENTË (SMART LABS) – DIGJITALIZIMI I SISTEMIT ARSIMOR SHQIPTAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E T A R I

ELISA SPIROPALI

Të fundit