Flash News

DITARI POLITIK

Komisionet parlamentare nisin me një minutë heshtje në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja

Komisionet parlamentare nisin me një minutë heshtje në nder

Mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë nisur sot me një minutë heshtje, në nder të gjyqtarit Astrit Kalaja që humbi jetën dje pas një sulmi në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit.

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja e ka konsideruar vrasjen një akt barbar dhe ka kërkuar ndëshkim shembullor të autorëve.

“Dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit në krye të detyrës, akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur gjyqtarin ndaj do ju ftoja të mbanim një minutë heshtje në nderim të tij”, tha ai.

Të fundit