Flash News

DITARI POLITIK

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, thirren dëshmitarë ish-drejtorët e QSUT dhe dy drejtorë rajonalë

Komisioni Hetimor i Shëndetësisë, thirren dëshmitarë

Komisioni Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi rinisi punën për sesionin e ri parlamentar me miratimin e listës së dëshmitarëve.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se në listën e dëshmitarëve që do të thirren në komision janë ish-drejtuesit e QSUT, drejtoresha aktuale si edhe drejtorët e spitalit të Durrësit dhe Shkodrës.

Po ashtu, pjesë e listës së dëshmitarëve janë edhe mjekët të cilët nuk u thirrën dot në sesionin e kaluar.

“Do të thërrasim ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, drejtorët e spitalit të Durrës, Shkodrës. Janë të gjithë mjek. Dhe mjekët që kishim në listën e dëshmitarëve para se të mbyllej sesioni i kaluar, por nuk arritëm t’i thërrisnim të gjithë/. Do fillojmë nga e hëna dhe deri në fund të javës që vjen.

Në varësi të deklaratave të dëshmitarëve mund të rezultojë që edhe lista të jetë më e shkurtër, sepse edhe Komisioni mund të vendosë më pas që nuk do të ketë nevojë për dëshmitarë të tjerë, pasi mund të arrijnë në përsëritje. Jemi munduar të kemi një listë koncize, jo të mbingarkuar. Secili dëshmitar do marrë kohën e vetë, pasi çdo anëtarë mund të ketë pyetjet e veta për të bërë”, deklaroi Vokshi.

Të fundit