Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Komisioni i Reformës Zgjedhore/ Gjiknuri thirrje për konsensus, Alibeaj kërkon ekspertë, Mediu del me propozime

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore ka filluar sot punimet. Në përbërje të komisionit janë 18 anëtarë.
Bashkëkryetari i komisionit Damian Gjiknuri në fjalën e tij nënvizoi rëndësinë për të gjetur pika të përbashkëta mes anëtarëve lidhur me rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e vitit 2021. Gjiknuri vlerësoi me rëndësi ekspertizën e OSBE-së.
“Duhet të gjejmë pika të përbashkëta kompromisi për rekomandimet e ODIHR. Ne nuk kemi mundur t’i adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR. Kemi disa rekomandime të reja që vijnë nga zgjedhjet e 2021. Palët mund të diskutojnë dhe për çështje të tjera që mund të dalin. Do bëjmë maksimumin për të gjetur konsensusin. Janë disa vendime për të marrë sot që unë i propozoj. Do kërkojmë ekspertizën e OSBE/ODIHR”, tha Gjiknuri.
Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj kërkoi edhe përfshirjen e ekspertëve jo vetëm nga OSBE, por edhe nga BE, SHBA, Komisioni i Venecias dhe Këshilli i Evropës. Në total Alibeaj kërkoi 6 ekspertë të pranishëm.
“Kam kërkuar që përveçse dërgimit të një kërkese zyrtare OSBE-së, do tia dërgojmë të njëjtën kërkesë edhe Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së që kanë të drejtën të sjellin përfaqësuesit e tyre dhe të marrin pjesë me ekspertizë. Edhe organizata vendase me traditë në ndjekjen e procedurave zgjedhore që kanë përvojë, janë të ftuar që të marrin pjesë në mbledhjet e komisionit të reformës zgjedhore. Sa i takon përcaktimit të numrit të ekspertëve, tradita ka qenë me 4 ekspertë, dy nga njëra anë, dy nga ana tjetër. Unë kërkoj të bëhen 6 ekspertë”, u shpreh Alibeaj.
Anëtari i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Mediu, doli me disa propozime konkrete për anëtarët. Mediu tha se së pari Parlamenti duhet t’iu kthehet qytetarëve, ndërsa theksoi se garantimi i zgjedhjeve të lira bëhet duke i respektuar fillimisht ato.
Mediu shtoi se nëse duam një pluralizëm politik fillimisht duhet të kemi sistem zgjedhor teksa aktualin e konsideroi një ‘sistem vrastar’. Deputeti nuk la pa përmenduar edhe votën e paplotësuar të diasporës, teksa kërkoi nga anëtarët e komisionit mbështetje për KQZ-në në këtë çështje.
“Ajo çka i mungon këtij parlamenti është kushtetushmëria. Mendoj që ky është momenti i parë që duhet të jetë reflektimi ynë, kthimi i parlamentit te qytetarët. Një republikë parlamentare iu jep të drejtën qytetarëve për të deleguar me votë njeriun e tyre në parlament. E dyta, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nuk është thjesht një çështje e shkrimit të procedurave apo kërkesave që kërkon OSBE/ODIHR, por është respektimi i tyre dhe ne e dimë se kush janë problemet gjatë procesit zgjedhor. Duhet të gjejmë praktikat më të mira për ta shmangur që ligjin dhe vendimmarrjen për zgjedhjet në Shqipëri ta bëjnë grupet kriminale, apo paratë e krimit. E treta, mendoj që një rëndësi jashtëzakonisht të madhe në funksionimin politik dhe demokracinë e këtij vendi, në pluralizmin politik ka sistemi zgjedhor. Sistemi aktual është një vrastar i pluralizmit politik. Ka tentuar gjithmonë për të eliminuar pluralizmin, për t’iu hequr dhe mundësin e organizimit dhe funksionimit normal politik dhe të partive të mëdha. Ka ardhur koha që t’i referohemi sistemeve që janë më funksionale, më produktive, më me pak konflikte, me zgjedhje që i kanë nxjerrë përfundimet shpejt dhe kanë sjellë qeverisje më të stabilizuar që bazohet në radhë të parë te zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura i jep mundësinë çdo subjekti të konkurrojë bazuar në atë që ka dhe as në marrëveshje dhe asnjë shpërfillje të interesave politike të grupeve të caktuara. Pika e katërt, është serioziteti që duhet të marrim për të mbështetur KQZ-në për votimin e diasporës, mundësinë e përfaqësimit të diasporës. Nuk është thjesht a do kenë mundësi për të votuar ku janë, por a do kenë mundësi për t’u përfaqësuar”, deklaroi Mediu.
Përbërja e Komisionit për Reformën Zgjedhore:
1. Damian Gjiknuri bashkëkryetar (PS)
2. Enkelejd Alibeaj bashkëkryetar (PD)
3. Blerina Gjylameti anëtare (PS)
4. Klotilda Bushka anëtare (PS)
5. Toni Gogu anëtar (PS)
6. Ermonela Felaj anëtare (PS)
7. Arben Pëllumbi anëtar (PS)
8. Blendi Klosi anëtar (PS)
9. Klevis Xhoxhi anëtar (PS)
10. Etilda Gjonaj anëtare (PS)
11. Oerd Bylykbashi anëtar (PD)
12. Dashnor Sula anëtar (PD)
13. Grida Duma anëtare (PD)
14. Kreshnik Çollaku anëtar (PD)
15. Lindita Metaliaj anëtare (PD)
16. Fatmir Mediu anëtar (Grupi Parlamentar Aleanca për Ndryshim)
17. Shpëtim Idrizi anëtar (Grupi Parlamentar Demokraci dhe Integrim)
18. Petrit Vasili anëtar (LSI)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38