Flash News

DITARI POLITIK

Komisioni i TIMS, drejtoresha e SHISH kërkon seancë me dyer të mbyllura, Salianji: Nuk ka sekret shtetëror

Komisioni i TIMS, drejtoresha e SHISH kërkon seancë me dyer të

Komisioni Hetimor i TIMS ka zhvilluar sot seancën e radhës. Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni është thirrur për të dëshmuar, por ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Hyseni pretendoi se SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematika të lidhura me sigurinë kombëtare, ndaj raportimet duhet të garantojnë mbrojtjen e tyre.

“Si drejtore e SHISH njoh dhe vlerësoj detyrimin kushtetues për raportim në Kuvendin e Shqipërisë dhe rolin jetik të komisioneve në sigurimin e transparencës dhe llogaridhënies. Në asnjë rast SHISH nuk i është shmangur raportimit para komisionit të Kuvendit. I nderuar z.kryetar lidhur me objektin e raportimit të sotëm kërkoj seanca të zhvillohet me dyer të mbyllyra dhe praninë e deputetëve me certifikimin e duhur. SHISH siguron informacione të domosdoshme për problematikat që lidhen me sigurinë kombëtare dhe raportimet në tillë të mbrohen burimet e klasifikuara”, tha Hyseni.

Kryetari i komisionit, Ervin Salianji tha se nuk ka asnjë element që e klasifikon sekret shtetëror dhe që mund të detyrojë të zhvillohet mbledhja me dyer të mbyllura.

“Nuk shoh asnjë element të përbërë sekret shtetëror. Duke pasur parasysh që kemi të bëjmë vetëm me aspekte procedurale dhe kërkesa që janë zbuluar në publik, propozoj që mbledhja të zhvillohet e hapur”, tha Hyseni.

Të fundit