Flash News
Aksidenti në aksin Lushnjë-Berat, vdes shoferi i autobotit me naftë
Autoboti me karburant përplaset me mjetin bujqësor në aksin Lushnjë-Berat, bllokohet shoferi
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Komisioni i TIMS miraton në konsensus kërkesat, ironizon Salianji: Ka të mërzitur? Po të lumtur?
Komisoni Hetimor i TIMS është mbledhur sot ku janë bërë bashkë opozita dhe mazhoranca, pasi kjo e fundit prej javësh i bojkotonte mbledhjet.
Në konsensus, demokratët dhe socialistët miratuan kërkesat e komisionit, teksa kryetari Ervin Salianji ka shkëmbyer batuta me kolegët e mazhorancës.
Pjesë nga diskutimi:
Salianji: E hedhim në votim siç është propozuar, ta integrojmë në një kërkesën, duke hequr tek pika 3 “ju lutem na vendosni në dizpozicion kodet e fashikullit hetimor”. Kjo pjesë do të hiqet kërkesa për informacion dhe do ta dërgojmë të integruar në 1 siç është dakordësuar nga të gjithë.
Kush është pro? Kundër? 1. Abstenim? Të mërzitur? S’kemi çfarë i bëjmë. E shpjegova paraprakisht. Po të lumtur ka?
Blerina Gjylameti: Po
Salianji: Është 1, Blerina. Të tjerët nuk e shprehën. Të lumtur, jo vetëm të mërzitur. E shpjegove paraprakisht por mund edhe ta shpjegosh votën kundër.
Blerina: Bëhuni pak pozitivë