Flash News

DITARI POLITIK

Komisioni për Sigurinë Kombëtare nis me debate, Noka dhe Salianji kërkojnë sqarime nga SHISH

Komisioni për Sigurinë Kombëtare nis me debate, Noka dhe Salianji

 

Komisioni për Sigurinë Kombëtare e ka nisur mbledhjen me debate. Dy deputetë e PD-së, Flamur Noka dhe Ervin Salianji kanë kërkuar shpjegime nga drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni.

Kryetari i Komisionit, Nasip Naço, nuk ia ka dhënë të drejtën e fjalës duke shkaktuar debate mes tyre. Madje Naço kërkoi edhe 5 minuta pushim me pretendimin se demokratët nuk ishin të qetë.

Debati:

Naço: Si ta jap fjalën kur nuk kam mbaruar? Jo nuk kam mbaruar, po flas unë.

Salianji: Ma kalo more fjalën për procedurë, pse çfarë e ke ti pronë? Mirë, merre dhe fute në xhep

Naço: Po jo mo çfarë xhepi, ja tek e ke

Salianji: Keni frikë të përballeni me ne

Naço: Po ça frikë ore, dilni nga depresioni që jeni futur, ça frike kemi ne?

Salianji: Je bërë edhe psikolog

Noka: Të flasi njëherë zonja dhe pastaj po pati çështje sensitive të dalin mediat. Tani kjo sjellja "lule mos më prek". Këtë po bëni ju...

Naço: Unë e kuptoj se shyqyr që janë mediat dhe po bëni protagonistë. Mos ta mbyll fare unë këtë. Dilni nga depresioni njëherë pastaj... 5 minuta pushim.

 

Të fundit