Flash News

DITARI POLITIK

‘Kompesimi i çmimeve’, debat mes Dumës dhe Denajt në mbledhjen e komisionit

‘Kompesimi i çmimeve’, debat mes Dumës dhe Denajt

Në mbledhjen e Komisionit të Punës dhe Çështjeve Sociale ka pasur një debat mes kryetares Grida Duma dhe deputetes socialiste, Anila Denaj.

Teksa po diskutohej akti normativ “Për kompensimin financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë, të krijuar në treg gjatë vitit 2022” me zëvendministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Ilir Bejtja, Denaj ndërhyri duke i thënë Dumës që të ndalej te çështjet teknike dhe jo te politiket.

Denaj: Zonja kryetare duhet të jem produktiv, nuk është debat ideologjish

Duma: Nuk ua kam dhënë fjalën, kur t’ua jap mund të flisni

Denaj: Kemi staf teknik, fokusohuni te çështjet teknike

Duma: Nuk ka nevojë ta mbroni

Denaj: Debati është për të gjithë anëtarët (i fik mikrofonin Denajt)

Duma: Zëvendësministri është nivel politik dhe jo teknik

Të fundit