Flash News

DITARI POLITIK

Konferenca e Kryetarëve/ Ambasada gjermane: Kontroll Qeverisë dhe legjislativit në interes të qytetarëve

Konferenca e Kryetarëve/ Ambasada gjermane: Kontroll Qeverisë dhe

Ambasada gjermane ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e arritur në Konferencën e Kryetarëve mes pozitës dhe opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ambasada shkruan se kjo është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Reagimi i Ambasadës Gjermane:

Ambasada Gjermane mirëpret marrëveshjen për rifillimin e aktivitetit konstruktiv të Kuvendit me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve politike të përfaqësuara. Kjo është një shenjë inkurajuese për procesin demokratik dhe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Qytetarët/et me të drejtë presin që parlamenti i tyre të bëjë të mundur, që shkëmbimi dhe gara e ideve të ndryshme të zhvillohen paqësisht dhe në përputhje me rregullat.

Vetëm në këtë mënyrë Parlamenti mund të përmbushë rolin e tij thelbësor kushtetues: kontrollin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në interes të qytetarëve të përfaqësuar nga deputetët.

Të fundit