Flash News

DITARI POLITIK

Konferenca e Kryetarëve, reagon ambasadori britanik: Parlamenti funksional, në interesin e qytetarëve shqiptarë

Konferenca e Kryetarëve,  reagon ambasadori britanik: Parlamenti

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka reaguar vendimit të Konferencës së Kryetarëve, ku u miratuan dy komisionet ai për Koncesionet në Shëndetësi dhe TIMS.

King-Smith u shpreh se është i vetëdijshëm se kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri, ndërsa shtoi se është i kënaqur me progresin e vazhdueshëm drejt rikthimit të parlamentit normal.

“E di që kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri. I kënaqur që shoh progresin e vazhdueshëm sot drejt rikthimit të një parlamenti normal, funksional, i cili është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektivës së ardhshme të Shqipërisë”, shkroi ai në rrjetin social X.

Të fundit