Flash News

E-TJERA

Bën mbi 100 vjedhje, dënohen me 4 vite burg dy shqiptarët në Limburg

Bën mbi 100 vjedhje, dënohen me 4 vite burg  dy shqiptarët

Dy shqiptarë, të moshës 33 dhe 38 vjeç, janë dënuar me katër vjet burgim për një seri vjedhjesh.

Ata dyshohet se kanë kryer mbi 100 grabitje, ndërsa në gjykatë u përballën për 65 të tilla, kryesisht të kryera në Limburg.

Të dyshuarit janë në burg prej rreth një vit. Në gjykatën penale të Hasselt-it, ata u shfaqën të penduar ndërsa i kërkuan falje personave të prekur nga aktet e tyre. “Për shkak se kam borxhe, i kam kryer vjedhjet”, tha njëri prej tyre para gjykatës.

Të dy janë hajdutë profesionistë, pasi për krime të ngjashme njihen ndër të tjera edhe në Greqi, Luksemburg dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Të fundit