Flash News

Ditari i Opozitës

Kryemadhi: Kemi tjetër dosje për inceneratorët, 170 milionë dollarë evazion fiskal

Kryemadhi: Kemi tjetër dosje për inceneratorët, 170 milionë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se ka një dosje tjetër për aferën e inceneratorëve.

E ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, Kryemadhi paralajmëroi se dosja në fjalë e cila fakton 170 milionë dollarë evazion fiskal nga kompanitë e përfshira në aferë, do t’i dorëzohet shumë shpejt SPAK-ut.

Sipas Kryemadhit, dosja e evazionit fiskal i ëhstë fshehur zyrave të taksapaguesve.

“BE nuk po tallet me shqiptarët. Institucionet në Bruksel vazhdojnë dhe bëjnë punën e tyre. Ajo që dua të vë në dukje është a është një lojë e sponsorizuar nga qarqet antishqiptare, për të nxitur këtë frymë antieuropiane. Mbaruam punë me Amerikën. Po stimulohet fryma antiamerikane dhe antieuropiane në Shqipëri. Çdo ditë kapen grupe të lidhura me trafikun e drogës. Ke rastin e inceneratorëve. Nuk e shohin ambasadat, por BE e ka në tavolinë. Shumë shpejt edhe SPAK do të ketë një dosje me evazion fiskalë 170 milionë dollarë vetëm nga kompanitë e inceneratorëve. Këto i janë fshehur zyrave të taksapaguesve”, tha Kryemadhi.

Të fundit