Flash News

DITARI POLITIK

“Kujt i thua rrugaçe, mos provoko”, debat i ashpër mes Vokshit dhe Ndrecës në Komisionin e Shëndetësisë

“Kujt i thua rrugaçe, mos provoko”, debat i ashpër mes

Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, pas rikthimit të opozitës.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, dhe deputeti i PS, Plarent Ndreca kanë debatuar me njëri-tjetrin pasi socialisti iu drejtua opozitës duke i quajtur “rrugaçë”.

Vokshi i kërkoi të përmbahej me fjalorin që përdorte duke mos e quajtur etike etiketimin me atë fjalë.

DEBATI:

Albana Vokshi: E kishit bërë skenarin, është injorancë kjo e juaja, mos t’i drejtoheni opozitës që drejton komisionin

Plarent Ndreca: Jeni për luftë për mirë është të qetësoheni, nëse doni të bëni rrugaçin në komison

Voksh: Kujdes me fjalorin, si s’të vjen turp

Ndreca: Boll se le nam, ti kupton shqip apo jo

Vokshi: Mos provoko se ke kaq ditë

Ndreca: Po ik se me presion s’të njof fare, ti të bësh presion maxhorancës, s’ka shans askush

Vokshi: Nuk flet dot me fjalor rruge

Ndreca: Është shqipe e pastër

Vokshi: Na quani rrugaçe, shko thuaje te PS këtë. Ti nuk flet me këtë fjalor

Ndreca: Zonjë nuk e ke pronë private këtë

Vokshi: Ti nuk e merr më fjalën

Ndreca: Nuk zgjidhet dhunë, o molotovi o kushtetuta

Do ta provosh dhunën ti, pse nuk erdhe dje në protestë ti cubi

Vokshi: Ju kushtetutë keni fjalën e Edi Ramës, nuk keni

Të fundit