Flash News

DITARI POLITIK

“Kukuvajka”/ Replika mes Çupit dhe Manjës: Asnjë investim për Dibrën

“Kukuvajka”/ Replika mes Çupit dhe Manjës: Asnjë

Rruga e Arbrit ka sjellë debate në Kuvend. Teksa përfaqësuesit e opozitës shprehnin kritikat e tyre, socialistët e konsideronin një arritje, kryesisht për dibranët.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i quajti demokratët “kukuvajka”, duke mos pranuar akuzat e tyre. Sipas tij, qarku i Dibrës ka përfituar dhe do të jetë në qëndër të investimeve.

Nga ana tjetër, deputetja e qarkut, Dhurata Çupi u shprej se qeveria nuk ka investuar në Dibër. Ajo i kërkoi Manjës që të mos i fyejë dibranët.

Manja: Dibra ka përfituar jo vetëm Rrugën e Arbrit por shume shpejt do shohesh dhe aksin Maqellarë Peshkopi, do shohësh transformim rrënjësor të qytetit të Peshkopisë por dhe Matit, Klosit, Bulqiza.

Hapi defterët e llogarisë së shtetit, kjo qeveri ka investuar aq sa nuk janë investuar në 30 vite se bashku. Këto kam unë për ty e gjithë kukuvajkat e tjera. Mohohet një investim strategjik si është Rruga e Arbrit.

Çupi: Refuzoj që Dibra është investuar nga qeveria. Dibra është qarku më i varfër sot në Shqiperi, e nuk keni asnjë investim tjetër përvec Rrugës së Arbrit që pretendoni. keni vijuar atë që nisi PD. Mos i fyeni dibranët asgjë për Dibrën është rruga e Arbrit që ka nisur nga PD asgjë tjetër nuk keni bërë e unë refuzoj ta pranoj ate qe thoni ju.

 

 

Të fundit