Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kush janë deputetët më të paguar të Kuvendit, sa u paguan Ahmetaj e Rraja

Deputetët vendosën unanimisht të dyfishojnë rrogën e tyre mujore në kuadër të rritjeve që u bënë për piramidën e lartë shtetërore dhe punonjësit e administratës publike. Vendimi erdhi menjëherë pas zgjedhjeve vendore, ku u shënua numër rekord qytetarësh që refuzuan pjesëmarrjen, pra refuzuan edhe ofertat politike të diktuara nga partitë tradicionale politike.
Për ISP mbetet e qartë se rroga e mëparshme, sidomos për deputetët që nuk përfitonin benefite të tjera mbështetjeje, ishte e vogël në raport me parlamentet e rajonit dhe në angazhimin që mbart aktiviteti parlamentar, por vendimi për të rritur ndjeshëm rrogën vjen në kontrast të thellë me trendin rajonal e më gjerë, si dhe me rënien ekonomike në vend, sidomos më rënien e standardeve ekonomike dhe të jetesës së qytetarëve .
Gjithsesi, raportet periodike të Institutit të Studimeve Politike (ISP) kanë treguar se një pakicë deputetësh janë shumë aktivë, shfrytëzojnë të drejtat dhe përgjegjësitë parlamentare në mënyrën më maksimale, kanë produkt parlamentar, iniciojnë ligje dhe ndërmarrin akte serioze dhe të denja për pozitën që kanë.
Por, paralelisht, ekziston një pjesë tjetër deputetësh që nuk kanë lënë gjurmë parlamentare përveç në raste skandalesh ose incidentesh, nuk flasin, nuk propozojnë, nuk kanë mendim, nuk kanë ide politike dhe nuk dëshmojnë dhe as përmbushin pothuajse asnjë prej kritereve thelbësore të të qenit parlamentar. Ata janë aty kryesisht për shkak të lidhjeve personale me liderit politikë, ndikimit klienteliste në zonën zgjedhore, aftësinë ne menaxhimin e votës lokale apo për shkak të sistemit të shkëmbimit të ndereve dhe privilegjeve me oligarkë apo politikanë të lartë.
Sa përfitojnë deputetët? Tabela ilustron pagën e deputetëve më të paguar për muajin maj 2023, pra në muajin kur Shqipëria ishte në fushatë elektorale dhe supozohet se nuk do të kishte aktivitet normal parlamentar (siç edhe nuk pati). Ndonëse muaj thuajse pushim për parlamentin, pagesat e kryera drejt tyre janë ndër më të lartat në historinë e parlamentarizmit prej vitit 1991. Kolona e parë paraqet rrogën mujore standarde të deputetëve, kolona e dytë pagesat shtesë që deputetët përfitojnë (bonusi i karburantit, i telefonit, dietat brenda dhe jashtë vendit, honorarët për pjesëmarrje në komisione, bonus strehimi, etj).
Tek kategoria e dytë përfitues kryesorë janë kryesisht deputetët e zonave të largëta, ndryshe nga ata të Tiranës, të cilët kanë kuota më të ulta bonusi dhe përfitimi. Ndaj tek tabela dominojnë deputetët e zonave të largëta, Shkodër, Korçë apo Vlorë.
Siç shihet nga tabela, ndër deputetët më të paguar për muajin maj 2023 nga taksat tona bëjnë pjesë vetëm disa nga deputetët aktivë në vlerësimet periodike të ISP, dhe në shumicë kryesojnë deputetët që nuk kanë “gjurmë” legjislative dhe parlamentarizmi. I njihni? Nuk ka rëndësi, ata ju njohin juve sepse vijnë tek ju kur ka fushata elektorale.
Për simbolikë, dy deputetët e heshtur të PSD janë në 5 vendet e para, deputeti që bëri ligj për mikun e tij dhe deputeti që i thuri lavde diktatorit Hoxha janë gjithashtu në 10 vendet e më të paguarve. Po ashtu tabelës i janë shtuar deputeti që dha dorëheqjen për skandalin e dhunës në Krujë me “vetëm” 4.5 milionë ALL në muaj (të vjetra) ashtu si edhe deputeti që është në kërkim nga Policia e SPAK me “vetëm” 3.5 milionë ALL në muaj (të vjetra)!

Vlen të theksohet se parlamenti tashmë aplikon një standard pozitiv transparencë duke bërë publike të dhënat financiare të përfitimeve nga deputetët. Kjo përvojë duhet të shoqërohet me transparencë më të madhe edhe në aspektet e tjera të aktivitetit parlamentar, përfshire hetime administrative në rastet e abuzimit me detyrën dhe krijimin e mekanizmave matës të lidhjes midis përfitimit, produktit dhe pritshmërive ndaj deputetëve.
Imagjinoni një deputet që përfiton rrogë e bonuse mujore 5 milionë lekë pa pasur asnjë angazhim parlamentar, përveçse pjesëmarrjen formale në mbledhje, ku voton gjithnjë sipas vendimit politik të partisë që i përket! Imagjinoni standardet e jetesës që kanë zgjedhësit e tyre atje në zonë, ku sipas INSTAT treguesit e varfërisë janë në rritje dhe pamundësia ekonomike për të përballuar kostot e larta të jetesës është bërë edhe më kritike!
Ekspertët e Institutit të Studimeve Politike (ISP), që monitorojnë aktivitetin parlamentar prej vitit 2016 dhe në vijim, vlerësojnë se rritja e dukshme e rrogës dhe përfitimeve financiare të deputetëve do të duhej të kthehej në të mirë publike përmes rritjes së dukshme të aftësisë, integritetit dhe profesionalizmit të parlamentit, gjë që nuk ka ndodhur, përkundrazi.
Në sondazhin e fundit mbi besimin mbi qeverisjen, parlamenti renditet nga fundi, rreth dy herë më poshtë sesa institucionet fetare, ushtria, sistemi arsimor, shoqëria civile, etj, duke qenë prej vitesh institucioni politik me besimin më të ulët publik.
Po ashtu, ISP vlerëson se ky kontrast i thellë midis trajtimit financiar dhe produktit parlamentar do të duhet të nxisë debate për sistemin aktual përfaqësues, numrin e deputetëve, mënyrën e organizimit të grupeve parlamentare, hetime shteruese dhe të vazhdueshme për konfliktet e interesit dhe mënyrës sesi deputetët e përdorin mandatin e tyre në raport me Kodin e Etikës dhe legjislacionin mbi transparencën e llogaridhënien, si dhe elementë të tjera që mund të ndikojnë ta bëjnë parlamentin më të pranueshëm dhe ta largojnë nga lista fundore e institucioneve me besim publik minimal në Shqipëri./ Instituti i Studimeve Politike
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38