Flash News

DITARI POLITIK

Kush përfiton nga Kodi Zgjedhor? Kaso: U ndanë kockat dhe u bë pazar për koalicionet; Gjiknuri: Bëmë realitet listën e dëshirave të PD

Kush përfiton nga Kodi Zgjedhor? Kaso: U ndanë kockat dhe u bë

Kush përfiton nga kodi i ri zgjedhor i miratuar të hënën në Kuvend?

Ishte kjo pyetja që iu drejtua deputetit të Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe sekretarit për Çështjet Zgjedhore pranë Partisë Demokratike në ‘Zonë e lirë’.

Sipas Kasos, në pjesën e parë të Kodit kanë përfituar qytetarët, kurse në pjesën e dytë u bë pazar.

“Kemi një Kod që është miratuar dhe një draft që nuk ka hyrë ende në fuqi. Për ta ndarë në dy pjesë ka përfitues të ndryshëm nga pjesët e ndryshme. Në pjesën e parë kanë fituar qytetarët, por jo të gjitha, janë vendosur disa kufizime më shumë.

Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë thellësisht një pazar, u shpërndanë disa kockat vetëm për të mbledhur votat për të hequr koalicionet parazgjedhore, ata që bënë mendime, rregullime të vogla të kodit, ose partia që do bëj nesër ka shanse. Mendon se me këto marifete që ka bërë do të mund të reduktojë humbjen. Objektivi i Ramës është të mbajë partinë nën kontroll pas humbjes”,u shpreh Ivi Kaso.

Nga ana tjetër Gjiknuri tha se Kodin e kanë bërë sipas propozimeve të opozitës së bashkuar.

“Çfarë të them unë, ne e paskemi bërë Kodin që të minimizojmë humbjen. Ne Kod kemi miratuar të gjitha kërkesat e opozitës, listën e dëshirave e bëmë realitet”, tha Gjiknuri.  

 

 

Të fundit