Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi të enjten në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet

Kuvendi të enjten në seancë plenare, çfarë pritet

Kuvendi do të mblidhet ditën e enjte në seancë plenare.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 teksa është zbardhur dhe rendi i ditës. Sipas njoftimit zyrtar rendi i ditës i do të përfshijë:

. Miratimin e procesverbalit të seancës plenare të datës 29.9.2025;
. Shqyrtimin e "Raportit të veprimtarisë së Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) për vitin 2024"
. Shqyrtimin e "Raportit të veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (KDIMDP) për vitin 2024";
. Shqyrtimin e "Raportit vjetor të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për vitin 2024";
. Shqyrtimin e "Raportit vjetor të Entit Rregullator të Ujit (ERRU) për vitin 2024";
. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Sa i takon çështjeve jashtë rendit të ditës, sipas njoftimit çdo deputet mund të flasë jo më shumë se 5 minuta dhe nëse diskuton në emër të grupit parlamentar, jo më shumë se 8 minuta. 

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit