Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi mblidhet të martën në seancë plenare, në rendin e ditës edhe komisioni për Reformën Territoriale

Kuvendi mblidhet të martën në seancë plenare, në rendin

Kuvendi do të mblidhet të martën, më 3 shkurt, në seancë plenare ku janë parashikuar një sërë projektligjesh për miratim.

Seanca parashikon shqyrtimin e disa projektligjeve:

Ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për bashkëpunim financiar dhe ndërkufitar me Francën, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut;

Ndryshime dhe shtesa në ligjet për kontrollin e barnave narkotike dhe lëndëve psikotrope;

Ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe parandalimin e konfliktit të interesave në funksionet publike.

Po ashtu, është future në rendin e ditës edhe projektligje për “ndryshime në Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.”

Fillimisht, mazhoranca kërkoi heqjen e opozitës nga bashkëdrejtimi i komisionit, ëka solli më pas bojkotin e tyre. Në mbledhjen e fundit, PS u shpreh se do të presin deri të hënën nëse opozita do t’i bashkohet apo jo mazhorancës.

I pyetur mbi këtë ‘afat’, kreu i demokratëve Sali Berisha e bëri të qratë se nuk mund të ketë bashkëpunim me një mazhorancë që mbron vjedhjet.

“Bllokimit që i bëjnë drejtësisë dhe mbrojtja që i bëjnë vjedhjeve miliardëshe të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, bëjnë të pamundur çdo formë bashkëpunimi me mandatet e krimit të kësaj mazhorance”, deklaroi Berisha.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit