Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi me dy standarde: PS kërkon përjashtim për demokratët, kalon pa ndëshkim fyerjen e Ballës

Kuvendi me dy standarde: PS kërkon përjashtim për

Seanca e djeshme parlamentare u shoqërua me tensione, debate e përplasje mes opozitës e mazhorancës. Socialistët nuk e kursyen fjalorin e pasur, kur nga foltorja Taulant Balla lëshoi një deklaratë fyese ndaj deputetes Albana Vokshi.

“Për ty Albana kemi numrin 0900”, iu drejtua Balla deputetes demokrate, deklaratë që nxiti menjëherë reagimin e opozitës qysh në seancë. Demokratët kërkuan sot përjashtimin e Taulant Ballës nga punimet e Kuvendit për 60 ditë.

Deklarata e Ballës u kalua në heshtje së pari nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi, i cili nuk i kursen masat disiplinore ndaj opozitës, dhe së dyti, nga gratë socialiste që u bënë palë me fyerjen ndaj Vokshit.

Më skandaloze për socialistët është prishja e rendit dhe qetësisë në Kuvend. Sot, mazhoranca i ka kërkuar Kuvendit përjashtimin e Gazment Bardhit dhe Klevis Balliut nga punimet duke argumentuar se “kanë penguar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, duke bllokuar foltoren dhe duke përdorur gjuhë të papërshtatshme.”

“Përjashtimin e Gazment Bardhit nga komisionet dhe seancat plenare për 10 ditë, për pengim të zhvillimit të seancës dhe përdorim të gjuhës fyese; Përjashtimin e Klevis Balliut për 30 ditë, duke argumentuar se ai ka shfaqur sjellje agresive dhe ka dëmtuar pajisjet e sallës së Kuvendit”, thuhet në shkresën e PS.

Në praktikë, rregullat duket se funksionojnë me dy masa: një për mazhorancën dhe një tjetër për opozitën.

Të fundit