Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi në seancë maratonë, diskutohet paketa fiskale dhe projektbuxheti 2026

Kuvendi në seancë maratonë, diskutohet paketa fiskale dhe

Kuvendi do të nisë sot një seancë parlamentare maratonë dy ditore. Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe në fokus janë paketa fiskale dhe projektbuxheti 2026.

Opozita e ka kundërshtuar paketën fiskale e cila vjen bashkë me paqen fiskale e cila parashikon faljen e detyrimeve të prapambetura për bizneset.

Projektbuxheti 2026 është 8.8 miliardë euro, dhe shoqërohet me 8 projektligje si paketë fiskale, që u diskutua në komisione parlamentare me procedurë të përshpejtuar.

Rendi i ditës:

Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë"”, të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë". (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, "Për tatimin mbi të ardhurat"”. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, "Për sistemin e taksave vendore"", të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit"", të ndryshuar. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për marrëveshjen e paqes fiskale”. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme". (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”. (Shqyrtimi në parim)

Projektligji "Për buxhetin e vitit 2026". (Shqyrtimi në parim)

Të fundit