Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi në seancë plenare, ministrja e Ekonomisë në interpelancë për Parkun "Durana"

Kuvendi në seancë plenare, ministrja e Ekonomisë në

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e radhës plenare, e cila përfshin një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, e kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri për projektin e Parkut Virtual Teknologjik “Durana”.

Në rend dite janë përfshirë edhe disa projektligje të rëndësishme, përfshirë:

Projektligjin “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.

Ndryshime në ligjin “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”.

Ndryshime në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”.

Shtesë në ligjin “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë”.

Projektligje për tatimin mbi vlerën e shtuar, statusin e minatorit, si dhe domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë, të cilat do të shqyrtohen me shumicë të thjeshtë votash.

Ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për qeverisjen elektronike”.

Në vijim të rendit të ditës, pritet gjithashtu shqyrtimi i disa projektvendimeve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Të fundit