Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi në seancë plenare, Rama niset drejt Francës, opozita vijon aksionin

Kuvendi në seancë plenare, Rama niset drejt Francës, opozita

Këtë të enjte Kuvendi do të mblidhet në seancën plenare të radhës, në orën 10:00.

Opozita ka njoftuar se do të vijojë aksionin dhe qëndresën e nisur për të kërkuar garantimin dhe respektimin e të drejtave kushtetuese nga mazhoranca.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama i cili prej disa seancash mungon në Kuvend, nuk do të jetë as sot. Ai është nisur drejt Parisit me ftesë të presidentit Emannuel Macron dhe do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, i cili do të zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor.

Një javë më parë deputetët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit me karrige, ndërsa deputeti Ervin Salianji ndezi tymuese në Kuvend duke protestuar ndaj socialistëve, të cilët kaluan miratimin e ligjeve pa votat e opozitës

Mbledhjet e komisioneve parlamentare po ashtu, janë shoqëruar me tensione. Mazhoranca nuk ka lejuar deputetët e opozitës të jenë të pranishëm në mbledhje, pjesa më e madhe e të cilave është mbajtur online nga mazhoranca.

Opozita ka bllokuar punimet e komisioneve që në kundërshtim me ligjin, nuk u mblodhën fizikisht në Kryesinë e Kuvendit.

Të fundit