Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi në seancë plenare, Zhupa thërret në interpelancë Kumbaron për ligjin e Zonave të Mbrojtura

Kuvendi në seancë plenare, Zhupa thërret në

Kuvendi zhvillon sot seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar.

Në rend të ditës është interpelanca e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, për zbatimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe Aktin normativ nr. 4, datë 27.11.2024 “Për një shtesë në ligjin nr. 29/2023 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.

Në seancën e sotme do të diskutohet edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Laboratorët inteligjentë (Smart Labs) – digjitalizimi i sistemit arsimor shqiptar””.

Sot do të diskutohet edhe projektligji “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit