Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi nis diskutimet maratonë për projektbuxhetin 2025, opozita paralajmëron protestë

Kuvendi nis diskutimet maratonë për projektbuxhetin 2025, opozita

Parlamenti pritet të nisë sot diskutimet maratonë për projektbuxhetin e vitit 2025. Opozita ka njoftuar se do të jetë pjesë e diskutimeve, por jo e miratimit.

Projektbuxheti i cili pritet të miratohet të martën vonë, do të kundërshtohet me protesta nga opozita dhe qytetarët. Demokratët do të depozitojnë disa amendamente që iu vijnë në ndihmë qytetarëve.

Kryedemokrati Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të tij të pengojnë miratimin e “buxhetit të vjedhjeve”.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi u shpreh se qeveria ka para për inceneratorët që nuk funksionojnë, por jo për pensionistët.

Të fundit