Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi nis me debate/ Shehu: Fjalimi i Ramës në KiE, pocaqi. Balla e merr në mbrojtje: Tërhiqe mbrapsht

Kuvendi nis me debate/ Shehu: Fjalimi i Ramës në KiE, pocaqi. Balla e

Kuvendi ka nisur seancën e sotme me debate mes deputetëve të opozitësdhe maxhorancës. 

Ka qenë deputeti demokrat Tritan Shehu dhe kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, të cilët kanë debatuar lidhur me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Evropës, fjalim i cili u shoqërua me bojkotin e darkës nga deputetët evropianë.

Shehu e ka cilësuar fjalimin e Ramës një “fjalim pocaqi”, i cili sipas tij e dëmtonte më shumë Kosovën. “Fjalim pocaqi i kryeministrit në Këshillin e Europës, i cili më shumë dëmtoi Kosovën dhe proceset e saj të anëtarësimit. Pa goditur gjenocidin serb në Kosovë çdo veprim tjetër është i kotë”, tha Shehu. 

Balla ka ndërhyrë dhe I ka kërkuar Shehut të tërheqë mbrapsht deklaratën. Socialisti u mbrojt duke përdorur çështjen e financimit rus në të cilën është përfshirë ish-kreu i PD Lulzim Basha.  

“E para tërhiqe mbrapsht atë për sipas teje fjalimin pocaqi. Kush është fjalimi pocaqi, që të zhbëjmë atë që keni bërë ju me Sali Berishën nga 2008. Në xhepat tuaj kanë hyrë rublat ruse nga 2008. Është për fajin tuaj Tritan, që në 2008 kur Kovaçev, kryetar i delegacionit rus të partisë së Putinit ka depozituar në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës rezolutën mbi të cilën lindi rezoluta e Dick Martyt ju e votuat. Turp nuk keni?! Si keni guxim?! PD bashkë me partinë e Metës në 25 janar 2011 keni shkuar dhe keni votuar një rezolutë, e turpshme. Nuk ka miratuar kurrë një institucion ndërkombëtar si ajo rezolutë”, tha Balla. 

Të fundit