Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi nis nesër sesionin e ri parlamentar, ç’pritet nga seanca

Kuvendi nis nesër sesionin e ri parlamentar, ç’pritet nga

Kuvendi i Shqipërisë fillon nesër punimet e sesionit të ri parlamentar.

Seanca plenare do të nisë pasdite në orën 16:00 dhe është sesioni i IV i Legjislaturës së X të Kuvendit të Shqipërisë.

Në rendin e ditës është parashikuar në nisje të punimeve miratimi i procesverbalit të seancës plenare që u zhvillua më 21 Dhjetor të vitit të kaluar.

Sesioni i ri pritet të sjellë debate të forta duke marrë shkas edhe prag zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj në të gjitha bashkitë e vendit.

Çështje të lëna pezull janë edhe projektligji i amnistisë fiskale i porpozuar nga qeveria, si edhe zgjedhja e Avokatit të Popullit.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit