Flash News

DITARI POLITIK

Kuvendi vendos nesër fatin e Ballukut, opozita proteston para Parlamentit, ç'pritet të ndodhë në seancë?

Kuvendi vendos nesër fatin e Ballukut, opozita proteston para Parlamentit,

Kuvendi do të mblidhet nesër në seancën plenare të radhës, ku do të votohen dy raportet e mazhorancës dhe të opozitës, mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.

PS, në mbledhjen e fundit të grupit, rrëzoi kërkesën e SPAK me argumentin se nuk ishte e nevojshme heqja e imunetit të Ballukut për të vijuar hetimet. Nga ana tjerër, opozita është pro arrestimit të Ballukut, madje ka akuzuar mazhorancën se po i bëhet ish-zv.kryeministres mburojë politike.

Për ta rrëzuar kërkesën e SPAK gjatë seancës plenare, mazhorancës i mjaftojnë 71 vota.

Nuk dihet nëse vetë Balluku do të shfrytëzojë të drejtën për të mbajtur një fjalë në Kuvend, apo nëse do të jetë e pranishme në seancë paraditen e së enjtes.

Paralel me seancën parlamentare, opozita do të zhvillojë protestë.

SPAK kërkoi në dhjetor dhënien e autorizimit për arrestimin e Ballukut, pasi ishte pezulluar nga funksionet në qeveri. Balluku është e pandehur për dosjen e tunelit të Llogarasë dhe është në hetim për 7 lotet e Unazës së Madhe, e dyshuar për tenderin e rrugës Thumanë Kashar si dhe 2 procedura të tjera tenderimi.

Të fundit