Flash News

DITARI POLITIK

Lapaj heq dorë nga Kuvendi, kërkon mandatin për kushërirën

Lapaj heq dorë nga Kuvendi, kërkon mandatin për

Ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor po shqyrton kërkesën e kreut të “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, lidhur me mandatin e fituar nga koalicioni në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Lapaj ka ndryshuar padinë, duke hequr dorë nga marrja e mandatit dhe duke kërkuar që në vend të tij të jetë Kleana Xhuveli, e katërta në listën e mbyllur për qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht vajza e tezes së tij.

Më 30 korrik, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) rrëzoi kërkesën e subjektit “Shqipëria Bëhet” për të njohur dorëheqjet e kandidatëve nga lista e mbyllur, duke e cilësuar këtë akt si të pavlefshëm ligjërisht. KAS vendosi që mandati t’i kalojë kandidatit të radhës në listë, Ana Dajko.

Vendimi përfundimtar mbi këtë çështje pritet të merret nga Kolegji Zgjedhor pas shqyrtimit të sotëm.

Të fundit