Flash News
Shkatërrohet grupi i trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri, 16 të arrestuar! Sekuestrohen 55 armë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
“Lezha, një kamp refugjatësh”/ Bushka urdhëron sekretarin e Kushtetueses të mos i përgjigjet pyetjes së opozitës
Në Komisionin e Ligjeve aty ku po diskutohej Buxheti për vitin 2025, ka qenë i pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandile.
Në vazhdën e diskutimeve, deputetja demokrate Lindita Metaliaj mori fjalën duke kërkuar ‘llogari’ për anijet me refugjatë që Italia dërgon në Shqipëri, e që më pak kthehen mbrapsht.
Metaliaj u shpreh se Lezha është kthyer sot në një kamp refugjatësh për shkak të marrëveshjes që Rama dhe Meloni nënshkruan.
“Sot Lezha është shndërruar në kamp refugjatësh dhe jo vetëm kamp, burg sepse emigrantët mbahen të izoluar. Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihej në lartësinë e Gjykatës Britanike e cila e shfuqizoi vendimin. Duhet të ngrihet në lartësinë të gjykatave dhe më e pakta duhet të kërkonte një mendim të komisionit të Venecias dhe ta kundërshtonte”, deklaroi Metaliaj.
Por, teksa demokratja kërkonte një përgjigje nga sekretari i Kushtetuese, kryetarja e komisionit Klotilda Bushka ka ndërhyrë duke e urdhëruar Papandilen të mos i përgjigjej deputetes, pasi sipas saj, çështja e shtruar nuk kishte lidhje me buxhetin.
“Zonja Metaliaj keni pyetje për buxhetin. Kjo nuk ka të bëjë me buxhetin”, tha Bushka fillimisht duke i drejtuar Metaliajt dhe më pas i tha Papandiles “nuk keni ç’përgjigje të jepni në këtë rast”.
Sekretari i Përgjithshëm u bind duke heshtur e duke mos folur për kthimin e Lezhës në një burg për refugjatët.