Flash News

DITARI POLITIK

'Ligjet' miratojnë kandidaturën e Bajram Begajt për President, raporti i kalon Kuvendit për votim

'Ligjet' miratojnë kandidaturën e Bajram Begajt për

Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për të diskutuar vleshmërinë e kandidaturës së Bajram Begajt për President.

Kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka deklaroi se Bajram Begaj i përmbush të gjitha kriteret ligjore për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë, duke miratuar kandidaturën e propozuar nga maxhoranca.

“Pasi është bërë depozitimi i kësaj kandidature për President të Republikës, shërbimi i Kuvendin dhe stafi kanë kryer të gjitha verifikimet dhe rezulton se kandidatura për zgjedhjen e presidentit, Bajram Begaj. Bajram Begaj u propozua nga 37 deputetë të Partisë Socialiste. Sa i takon përmbushjes së kritereve kushtetuese e ligjore të kandidatit, z. Begaj rezulton se i plotëson kërkesat ligjore. Ai plotëson kushtet e parashikuara”, tha Bushka.

Nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, ka kundërshtuar Bushkën, teksa kërkoi që të paraqitej dekreti i firmosur nga Meta për lirim nga detyra. Ndër të tjera, demokrati tha se mungojnë dokumentacionet e duhura për të verifikuar figurën e Begajt.

“Na mungon një CV e detajuar për të parë të gjithë aktivitetin e kandidatit. Nuk është thjesht çështje për të parë datën e lindjes dhe as të marrin një raport. Duhet të shohim për çfarë do të votojmë. Duhej të ishte dokumentacioni i plotë. Na mungon dekreti i Presidentit të Republikës”, tha Bylykbashi.

Të fundit